BallinaLajmeAustria ndan 1 milion e 800 mijë euro për hulumtime shkencore për...

Austria ndan 1 milion e 800 mijë euro për hulumtime shkencore për studentët e UP-së

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Ministria e Arsimit dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (ËUS Austria), kanë nënshkruar marrëveshje për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”.

Kostoja e këtij projekti është 2 milionë euro, nga të cilat Austria ka ndarë 1 milion e 800 mijë euro ndërsa ministria e Arsimit ka kontribuar me 200 mijë euro.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se me nënshkrimin e marrëveshjes u janë hapur dyert studentëve, jo vetëm për studime por edhe për hulumtime.

“Marrëveshja e sotit ishte ta bëjmë pjesën zyrtare që na takon neve si MAShT. Kjo marrëveshje shton edhe më shumë bashkëpunimin me Austrinë. Kjo marrëveshje sot dhe ajo e mëhershme na jep mundësinë që të përkrahen studentët tanë në pjesën e doktoraturës dhe postdoktoraturës, si dhe në pjesën e hulumtimeve”, tha Bytyqi .

Ndërsa Veronica Nitsche, përfaqësuese e ËUS Austria, tha se përmes kësaj marrëveshjeje studentët do të përfitojnë më së shumti.

“Projekti quhet HERAS dhe do të thotë se arsimi i lartë, hulumtimi dhe shkencat e aplikuara ndërlidhen me rëndësinë e arsimit të lartë dhe tregun e punës. Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me sistemin e arsimit të lartë përmes universiteteve dhe përmes Ministrisë së Arsimit. Çdo gjë ka të bëjë me bashkëpunimin. Po të mos ishte Ministria që t’i hapte dyert e bashkëpunimit, ne nuk do të mund të vinim”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz