BallinaSportKosova bënë ngritje historike në ranglistën e re të FIFA-s (FOTO)

Kosova bënë ngritje historike në ranglistën e re të FIFA-s (FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Pas ndeshjeve miqësore që u zhvilluan gjatë muajit mars, FIFA ka publikuar ranglistën e re për Kombëtaret.

Derisa në dy vendet e para nuk ka ndryshime, në vendin e tretë është ngritur Belgjika, e cila më parë ishte dy pozita më poshtë. Po ashtu edhe Zvicra e shqiptarëve, ka ngritje për dy pozita dhe tani është në vendin e 6-të.

Mirëpo, ajo që ne na intereson dhe na gëzon pa masë, është renditja e re e Përfaqësueses së Kosovës, e cila ka bërë një ngritje historike prej 24 vendeve. Në ranglistën paraprake, Kosova ishte e 176-ta, por pas dy fitoreve në miqësoret me Madagaskarin dhe Burkina Fason, Kosova tani renditet në pozitën e 152-të.

Shqipëria po ashtu ka ngritje, por vetëm dy pozita dhe tani është në vendin e 56-të.

Në ranglistën e re, ngritjen më të madhe nga të gjitha Kombëtaret e ka bërë Republika e Kirgizisë, e cila është ngritur plotë 40 vende dhe tani është e 75-ta, kurse Haiti ka rënien më të madhe prej 23 pozitave dhe gjendet në vendin e 108-të. /Insporti.com

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz