back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportRonaldo: Nuk e kuptoj pse lojtarët e Juves protestonin

Ronaldo: Nuk e kuptoj pse lojtarët e Juves protestonin

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. E gjitha kjo pasi Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë në Bernabu për rezultatin përfundimtar 1-3 (4-3 përmbledhës) në ndeshjen e dytë.

Portugezi goli edhe për penalltinë e dhënë nga gjyqtari Michael Oliver që sipas tij ishte vendim i drejt.

Por, CR7 thotë se nuk mund të kuptojë pse protestonin aq shumë lojtarët e Zonjës së Vjetër, ku nga e gjitha kjo u përjashtua Gianluigi Buffon.

Gianluigi Buffon duke u larguar nga fusha (Foto: Getty Images)

“Nuk e kuptoj pse ata po protestonin”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Lucas u pengua nga prapa dhe nëse nuk do jepej penallti, do ishte gol”.

Momenti i ndërhyrjes nga Benatia – Foto: ChiringuitoChampions/Twitter

“Pulsi u rrit, por unë u qetësova dhe e dija se do ishte vendimtare” ka vazhduar CR7 duke i komentuar emocionet para se të gjuante penalltinë.

“Kemi vuajtur, por ishte një mësim për ne. Në futboll asgjë nuk jepet falas, duhet të përpiqesh deri në fund. Reali mund të shënonte më shumë, por Juve dhe Buffon ishin të mirë”, ka shtuar Cristiano. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz