BallinaRegjionaleDrenasDetaje nga aksidenti në Arllat, ku mbeti i vdekur një person (Video)

Detaje nga aksidenti në Arllat, ku mbeti i vdekur një person (Video)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Arllat të Drenasit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, me ç’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se personi që ka vdekur është shtetas i Shqipërisë.

“Viktima është nga Tropoja dhe është i moshës 81-vjeç. Ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin tani ndodhet në Stacion të Policisë dhe është duke u marr në pyetje”, ka thënë burimi i Indeksonline.

Ndërsa aksidentin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se ende janë duke u siguruar për të dhënat e personit në fjalë.

“Në orën 20:05 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Peje. Për detaje tjera do ju informojmë me kohë”, ka thënë ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz