back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli ka vendosur për shkarkimin e ministrit që vjen nga radhët...

Kadri Veseli ka vendosur për shkarkimin e ministrit që vjen nga radhët e PDK-së!

Të ngjajshme

S’ka rinovim të kontratës, Alaba drejt Stambollit

Mbrojtësi austriak, David Alaba mund të largohet nga Real...

Ky është niveli i hendekut të pagave në Zvicër

Drejtorët ekzekutivë të kompanive më të mëdha të Zvicrës...

Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës Kadri Veseli është duke pritur konfirmimin e aktakuzës për ministrin Besim  Beqaj, për ti kërkuar më pas atij lirimin nga detyra e të parit të inovacionit.

Burime të Gazetës Blic Brenda Partisë Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se Veseli tashmë ka ndarë mendjen për shkarkimin e Beqajt, por se po pret konfirmimin e aktakuzës.
“Në fakt vendimi veç së është marrë, ajo çka po pret kryetari është që aktakuza të jetë e konfirmuar plotësisht, në mënyrë që mos ti hyjë në hak as ministrit” ka thënë ky burim për Blicin.
Të premten Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë për disa persona, ndër ta edhe zyrtarë të lartë të PDK-së, për aferën “Pronto”.
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve.

Veseli ishte deklaruar ditë më parë se po të ishte ministri i punëve të brendshme nga partia e tij, pas skandalit me turqit, ai do e shkarkonte nga detyra
“Po të ishte ministri i partisë sime do ta shkarkoja për dy minuta” kishte thënë Kadri Veseli për ish-ministrin Flamur Sefaj.
Ndërsa ditët në vijim pritet të shihet nëse Veseli do e mbajë fjalën./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz