back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Thaçi e Vuçiq po i ndihmojnë njëri-tjetrit për t'u faktorizuar

Krasniqi: Thaçi e Vuçiq po i ndihmojnë njëri-tjetrit për t’u faktorizuar

Të ngjajshme

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka minimizuar bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Krasniqi ka thënë në “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se bisedimet mes Thaçit dhe homologut serb nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati.

Krasniqi ka deklaruar se Thaçi e Vuçiq nuk po bëjnë asgjë më shumë, veçse po mundohen të faktorizojnë vetveten.

Ai ka vlerësuar se shumë zhvillime në vend kanë ndodhur sipas një skenari të përgatitur nga Thaçi e Vuçiq.

Sipas Krasniqit, Thaçi e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e tij si president i vendit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz