back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaJetëE vërtetë, kilogramët humbin edhe me bukë

E vërtetë, kilogramët humbin edhe me bukë

Të ngjajshme

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit...

Rezultatet e studimit në Tel-Aviv kanë treguar që hidrokarburet për kafjall nuk i bëjnë asgjë të keqe dietës suaj, përkundrazi i kontribuojnë humbjes së kilogramëve!

Një copë buke në kafjall zvogëlon reaksionin e glukozës dhe shëndosh më pak nga po e njëjta copë buke të cilën do ta hanit në mbrëmje.

Koha në të cilën hani dhe sa shpesh hani është më e rëndësishme nga ajo se çfarë hani dhe sa kalori keni futur në organizëm, transmeton Telegrafi.

Studimi ka zbuluar që njerëzit të cilët kanë pasur kafjall me bollëk, dreka mesatare dhe darka e vogël kanë pasur katër herë më shumë shanse që të dobësohen nga ata të cilët kanë ngrënë gjashtë racione të vogla në ditë.

Për shembull, një copë buke me gjalpë, banane dhe fara chia do të ishte zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme për fillim të ditës, mirëpo assesi zgjedhje e mençur për darkë.

Edhe pse studimi ishte vetëm test për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti dhe obesiteti, është tregues i mirë edhe për njerëzit e shëndetshëm të cilët dëshirojnë të humbin peshë trupore. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz