back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Thaçi shpif si polic në bodrume hetuesie

Albin Kurti: Thaçi shpif si polic në bodrume hetuesie

Të ngjajshme

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për...

Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët

Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e...

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur presidentin Hashim Thaçi, si inspektor policie që shpif në bodrume.

Sipas Kurtit, mendja e presidentit është një vorbull që i dhemb atij dhe i kushton Kosovës.

“I mjeri Javert Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”, ka shkruar Kurti.

Këto reagime të kreut të VV-së, vijnë pas deklarimeve të Thaçit, se atë dhe Vetëvendosjen e financon Turqia dhe Irani.

“Secili sot në Kosovë e pyet zotëri Kurtin për ekipet e tij të rregullta politike që Vetëvendosje i dërgon në Stamboll për trajnime për organizime dhe financimet që i marrin. Është mirë me iu tregua juve se kush i dërgon, pse i dërgon,  kush ia trajnon dhe kush ia financon të rregullta mujore. Gjithashtu le t’iu  tregon juve dhe mund ta pyesni kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë dhe atë vetë personalisht dhe cila është agjenda e tyre? Nëse ai nuk do të përgjigjet le të pyet Glaukun. Nëse nuk përgjigjet Glauku le t’i pyet familjarët e tij. Përgjigjen e din ata. Ata e dinë që edhe unë e di, por duhet ta dini edhe ju,  edhe gjithë populli i Kosovës. Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet edhe për lidhjet e tij me Putinin që janë të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe që ai takohet ndonjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit edhe jashtë. Është mirë me iu tre gua edhe juve se ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të  tij i themelimit të veprimeve të organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’ që ka përpiluar lista për ekzekutimin e popullit të politikës shqiptare në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri. Agjenda e tij tash e 20 vite përputhet me atë të Beogradit  që nga Rambujeja e  deri më sot”, tha presidenti Thai gjatw njw konference pwr media./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz