BallinaJetëKripa e tepërt ju dëmton zemrën

Kripa e tepërt ju dëmton zemrën

Të ngjajshme

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Gjithçka nisi me një njoftim të rregullt të komandantit...

I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit

Njëri nga dyshuarit e kërkuar për rastin e fajdesë,...

Trupi i njeriut ka nevojë për ujë për të përfunduar shumë procese metabolike, por si mungesa ashtu dhe tepricat e ujit mund të shkaktojnë shumë probleme në organizëm. Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se si kripa e dëmton zemrën tuaj, kjo gjë lidhet pikërisht me ujin.

Veshkat përdorin elektrolite të tilla si natriumin, kaliumin dhe kloridin për të ruajtur ekuilibrin. Produktet e mbeturinave dhe uji i tepërt filtrohen nga gjaku dhe ekskretohen në urine për të dalë jashtë, ndërsa natriumi i nevojshëm për funksionet trupore kthehet në qarkullimin e gjakut.

Kur niveli i natriumit është i lartë, enët e gjakut mbushen me ujë (për të eleminuar kripën e tepërt) duke rritur vëllimin e gjakut brenda enëve të gjakut.

Kjo gjë çon në rritjen e tensionit të gjakut. Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të shpejtojë ndërtimin e pllakëzave që pengojnë qarkullimin e gjakut. Ky presion i shtuar detyron zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun në të gjithë trupin tuaj.

Mesatarisht, amerikanët hanë çdo ditë më shumë se 3.400 mg natriumi. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) rekomandon jo më shumë se 2.300mg në ditë me një limit ideal prej jo më shumë se 1.500mg në ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz