BallinaLajmeDeputeti i Kosovës: Qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër

Deputeti i Kosovës: Qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër

Të ngjajshme

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë që Lista Serbe po ndërmerr hapa të njëanshëm për të krijuar realitete të reja në Kosovë, e që si qëllim final kanë ‘kufirin e ri në Ibër’.

Në një shkrim në Facebook, Deda ka thënë që politikanët liderë të vendit janë të papërgatitur për lojëra të tilla.

“Në finalen e dialogut për “normalizim” Kosovë-Serbi, tash me daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe vendimin që në mënyrë të njëanshme ta krijojnë Bashkësinë e komunave serbe, vazhdon përplasja me ndërmarrje të hapave të njëanshëm. Dihet qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër.

Kjo taktikë dhe strategji në politikbërje dhe krijim të “realiteteve të reja” e gjen lidershipin tonë shtetëror të papregaditur, e Kosovën pa asnjë lloj konsensusi – sepse një pjesë e lidershipit është për ndarje, pjesa tjetër është kundër.

Dhe derisa Serbia hyn në konsolidim të pozicionit të vet strategjik negociator me krijim të “realiteteve të reja”, neve në Prishtinë na pret një vazhdim i lojës politike e taktike, natyrisht gjithnjë taktike. House of Cards, verzioni i Kosovës, vazhdon.’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz