Lista Serbe nga Beogradi pas një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe Marko Djuricin, kanë bërë të ditur se dalin nga qeveria e Kosovës, ku ishin në koalicion me PAN’in.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se nesër në Mitrovicë edhe do të mblidhen për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, përcjell gazetametro.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakic.
“Dua të them se Lista Serbe do të Dalë nga Qeveria. Dua të them se kur është fjala për tu bërë kundër kombit serbë ata bashkohen, por do të bashkohem edhe ne”.
“Nuk do të lejojmë që asnjë polici, as ajo e EULEX’it të na frikësojë. Ishte një ballon testues si njësitet policore të fitojnë veriun. Na gëzon fakti që Vucic tha se nuk do të lejojmë kurrëfarë Olluje, i themi vëllezërve në Serbi se nuk do të lejojmë që askush të marrë veriun. Nesër në Mitrovicën e Veriut do të mbajmë mbledhjen e 10 komunave me shumicë serbe. Nesër në 5 vjetorin e marrëveshjes së Brukselit, kur duhet të ishte formauar Asociacioni, do të formojmë asociacionin dhe e njoftuam edhe Vucicin që na përkrahi”, ka thënë Rakic duke hapur kështu temën e veriut.


