BallinaShqiptareDebati Bejleri-Nano, flet kolegia e Ildës: Mund ta kishte treguar më mirë...

Debati Bejleri-Nano, flet kolegia e Ildës: Mund ta kishte treguar më mirë veten!

Të ngjajshme

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon kuorumin për ta rrëzuar qeverinë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër...

Gjini për Kurtin: Po i kërkon 60%, por nuk po tregon se çka i duhen

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala

Opinionistët Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi janë përplasur ashpër...

Gjini rrëfen se kërkoi ta merrte numrin 110 në listë fillimisht

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...

Javët e fundit jemi bërë dëshmitarë të një debati mes Mustafa Nanos dhe gazetareve sportive, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, lidhur me paraqitje e dy vajzave në ekran.

Sipas Nanos, dy gazetaret vishen me veshje të papërshtatshme për ekran e për të është skandaloze. Nga ana tjetër ka ardhur edhe deklarata zyrtare e Digitalb dhe e Ildës e e Borës.

Thumb ka zgjedhur që për këtë të pyesë edhe Eva Muratin, një tjetër moderatore mjaft e njohur sportive në vend.

Eva ka zgjedhur të japë mendimin e saj hapur dhe të kritikojë secilin aktor të debatit.
“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”, – tha Eva.

“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë”, – përfundoi Eva.

Ajo u pyet nëse mendonte njësoj si Nano, që Ilda është vulgare, përgjigja për të cilën ishte: “Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira të tepruara kur bëhen shpesh, kur bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”

Ja Eva, i vendosi edhe pikat mbi “i”! /Blitz.al/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/debati-bejleri-nano-flet-kolegia-e-ildes-mund-ta-kishte-treguar-me-mire-veten-515766/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz