Miqësorja e luajtur mes Feronikelit dhe KF Vushtrria, përfundoi me fitoren e klubit tonë me rezultat 0:1.
Golin e fitores e shënoi Mark Milicaj, në minutën e 29’.
Kjo përballje shënon edhe ndeshjen e parë të Feronikelit nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova.
Gjatë lojës pati raste të shumta për shënim, megjithatë porta e kundërshtarit u mposhtë vetëm një herë.
Të shtunën e ardhshme, më 31 mars, Feronikeli do i kthehet garës për titull në Vala Superliga, me ç’rast do të përballet në shtëpi me Llapin.