BallinaLajmeRrjeti i hoteleve të presidentit Trump mësyn privatizimin e Grand’it

Rrjeti i hoteleve të presidentit Trump mësyn privatizimin e Grand’it

Të ngjajshme

Dikur ishte “pasqyra e Kosovës”. Tani hoteli me pesë yje në “zemër” të Prishtinës, “Hoteli Grand” rrallë akomodon mysafirë.

Janë afro 500 dhoma që tash e sa vite presin t’i vizitojë ndokush. Gjithçka duket shkretë.

Së paku edhe për një kohë, siç paralajmëron edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka dhënë një lajm interesant për fatin e kësaj godine thuajse fantazmë.

Në vend të Hotelit Grand mund të ndërtohen Kullat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “Trump Towers”, shkruan Infokusi.com.

Kështu kishte sugjeruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën amerikane “Neë York Times”.

“Ndoshta ne mund të ndërtojmë një Kullë Trump atje,” kishte sugjeruar Thaçi.

E pretendimet e kreut të vendit, nuk i mohojnë as në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Lorik Pustina ka thënë për Infokusin se ka interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në këtë projekt. Por, nuk kanë dashur të japin detaje se a është edhe kompania e Trump, në mesin e të interesuarave.

“Sa i përket çështjes së Hotelit Grand, unë mund të ju them se ka kompani të interesuara nga ShBA-të për të aplikuar si investues strategjik në këtë projekt, por duke mos dashur që të prejudikojmë rezultatin e procesit, në këtë fazë nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Pustina për Infokusin.

Në garë me shtetin e Kosovës për këtë hotel, është edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kompania e tij, “MabCo Contructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, në arbitrazh ndërkombëtarë, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë nga e cila kërkon njohjen e investimit prej mbi 5.1 milionë euro në këtë hotel.

“Grand Hotel Prishtina” është ende në pritje të investitorëve qoftë të huaj e qoftë vendor, por që do t’ia kthenin namin që kishte në fillet e tij.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz