back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportBuffon: Argjentina ka potencial për ta fituar Kupën e Botës

Buffon: Argjentina ka potencial për ta fituar Kupën e Botës

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Gianluigi Buffon beson se Argjentina është favorite për të fituar Kupën e Botës së bashku me Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën, ndërsa ka shtuar Italia është në fazë të rindërtimit.

Portieri 40-vjeçar bëri disa pritje të mëdha në miqësoren e mbrëmshme (e premte) në Mançester, por përsëri Azzurrët humbën 2-0 nga Argjentina.

Pas ndeshjes, Buffon ka lartësuar kombëtaren argjentinase duke thënë se janë njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Kupën e Botës.

Italiani shtoi gjithashtu se kandidatë për të fituar trofeun janë edhe Brazili, Gjermania dhe Spanja, ndërsa Italia e tij është në fazë të rindërtimit.

“Ne duhet t’ia heqim kapelën Argjentinës, pasi ata bënë një performancë të mirë”, ka thënë fillimisht Buffon për gazetarët e Amerikës Jugore.

Bigila dhe Verratti duke luftuar në një nga duelet e shumta (Getty Images)

“Mund të kishte përfunduar ndeshja në barazim, 0-0, 1-1 ose 2-2, por ata arritën të shndërrojnë shanset e tyre, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam tonat”.

“Italia është në fazën e rindërtimit pasi nuk u kualifikua për Kupën e Botës. Është një moment i pazakontë në histori, por në një epokë tjetër Italia-Argjentina do të ishte gjysmëfinalja e Kupës së Botës apo edhe Finalja”.

“Argjentina ka potencial të madh, me lojtarë të mëdhenj në sulm dhe disa mbrojtës shumë të fortë”.

“Ata janë një nga kandidatët për të fituar Kupën e Botës këtë verë. Së bashku me ta, kandidatë janë edhe Brazili, Gjermania dhe Spanja”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz