BallinaLajmePacolli i frikësohet largimit nga Qeveria, po formon grup parlamentar me minoritetet

Pacolli i frikësohet largimit nga Qeveria, po formon grup parlamentar me minoritetet

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Rikthimi i Donika Kadajt në partinë e Ramush Haradinajt, AAK, ia ka vështirësuar ekzistencën brenda Qeverisë Behgjet Pacollit.

Partia e Pacollit udhëheq me 4 ministri në Qeverinë Haradinaj, edhe pse AKR numëron vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Me ardhjen e Donika Kadajt në AAK, tani koalicioni qeverisës nuk do te ketë më nevojë për deputetët e AKR-së.

Koalicioni qeverisës pa AKR-në tani numëron 60 deputetë dhe po ashtu 1 votë rezervë në rastet kur u nevojitet vota nga Teuta Rugova.

Por, Behgjet Pacolli nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ai po kërkon shpëtim nga deputetët pa grup parlamentar të minoriteteve.

Pacolli është angazhuar që 4 deputetët pa grup të minoriteteve t’i bashkohen dy deputetëve të AAK-së për të formuar grup parlamentar, në mënyrë që të bëhet faktor brenda qeverisë dhe ekzistenca e koalicionit të varët nga këta deputetë.

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri, ka konfirmuar për ORAinfo se Behgjet Pacolli u ka bërë ofertë deputetëve pa grup t’iu bashkohen për të formuar një grup parlamentar.

Pacolli për të formuar grupin parlamentar prej 6 deputetësh u ka bërë ftesë Etem Arifit nga PAI, Slobodan Petrović nga SLS, Veton Berisha nga PLE dhe Emilija Rexhepi nga NDS.

“Po, Behgjet Pacolli iu ka bërë ftesë për të formuar grupin parlamentar. Deputet pakicë janë shprehur të gatshëm dhe presim një përgjigje pozitive’, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, burime të ORAinfo brenda qeverisë bëjnë të ditur se nëse Pacollit i dështon kjo iniciativë, atëherë atij do t’i kërkohet të heq dorë nga 2 ministritë nga 4 sa i udhëheq tani partia e tij.

“Koalicioni qeverisës do të kërkoj nga Pacolli që të heqë dorë nga dy ministritë që tani i udhëheq, në rast se nuk e pranon këtë kërkesë, atëherë do të kërkohet largimi komplet i AKR-së nga Qeveria”, ka thënë burimi. /ORAinfo/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz