Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, janë përplasur në Kuvend, lidhur rolin e Listës Serbe në Qeveri.
Deklarimet e Beqës drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje se vetëm ata dhe Lista Serbe kanë mbetur kundër Demarkacionit, iu është kundëpëregjigjur, Glauk Konjufca, duke i thënë Beqës se është PDK-ja, ajo që e ka krijuar Listën Serbe, shkruan Periskopi.
Në debat është përfshirë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka dalë në mbrojtje deputetit Beqa.
Ndërkohë Konjufca përsëri në fjalën e tij, ka thënë se Memli Krasniqi “ i ka dy ditë shkollë për ta kuptuar pse nuk po e voton Lista Serbe Demarkacionin, dhe pse jo Lëvizja Vetëvendosje”.
“ Lista Serbe po don që me përfitu ma shumë prëj jush, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje për me e mbrojtë territorin” ka thënë Konjufca./Periskopi/