Faqja “Albanian Success Story” në Facebook ka publikuar një tjetër histori të një gruaje të suksesshme shqiptare në Amerikë.
Bëhet fjalë për Yllka Canën, nga Kosova, e cila shume shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane.
Yllka tani është bashkë me Eliza Dushkun dhe gratë tjera të suksesshme shqiptare.
Yllka e kishte lënë Kosovën, si refugjate. Ajo i ka përfunduar me sukses misionet në Kore, në Gjermani e në disa vende të tjera, kurse tani është duke u ngritur në hierarkinë e ushtrisë ameriken.
Yllka do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane.
Udhëzimet për ndjekjen e storjes së Yllkës, më 25 tetor 2015, në New York, janë publikuar në linkun e “Albanian Success Story”.