BallinaShqiptareNga Shqipëria në Amerikë e Britani, ja rrugët që ndjekin shqiptarët…

Nga Shqipëria në Amerikë e Britani, ja rrugët që ndjekin shqiptarët…

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Policia e Shtetit ka publikuar sot skemën e trafikimit të rreth 1 mijë shqiptarëve nga Shqipëria, drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të.

Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e katër itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion rreth 1 mijë persona.

Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar

  • Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
  • Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
  • Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve janë edhe 4 agjentë olicie.

Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Video Player

00:00
09:24

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz