Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një tentim tjetër për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së sotme janë shprehur të bindur se tashmë i kanë 80 vota e nevojshme që kjo marrëveshje të kaloj nesër dhe tema e Demarkacionit të përmbyllet me sukses pas 3 viteve.
Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se partia në të cilën bën pjesë, pret që kjo qështje të përfundojë nesër duke e plotësuar edhe një nga kushtet kryesore për liberalizmin e vizave.
Deliu për Magazina.al, ka thënë se lidershipi i PDK-së, po punon intenzivisht që kjo seancë të jetë e suksesshme, duke i dhën fund temës më të përfolur të viteve fundit.
“Kryetari Veseli në takimin e kryesisë ka apeluar edhe njëherë që deputetët të jenë të pranishëm në Kuvend, ditën e votimit.Dhe ne presim që të arrijmë që t’i sigurojmë votat e nevojshme për ta kaluar”, ka thënë Deliu për Magazina.al
Ajo beson që deputetët do të jenë të përgjegjshëm, duke e marr parsysh rendësinë e këtij votimi.