back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLetra e asamblistit për Ramiz Lladrovcin për ‘Parkim ilegal’ (VIDEO-FOTO)

Letra e asamblistit për Ramiz Lladrovcin për ‘Parkim ilegal’ (VIDEO-FOTO)

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka publikuar një video ku shihet vetura e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, e parkuar në një vend ku është e ndalur.

Drenori i ka shkruar një letër Lladrovcit, duke i lënë në xhamin e makinës së duke i thënë se ky veprim nuk është shembull i mirë për qytetarët.

“I nderuar kryetar, e kam parasysh që nuk keni pasur ombrellë dhe e keni parkuar veturën në vend parkim që nuk lejohet. Por mos harroni që para qytetarëve po përçoni imazh të keq”, thuhet në letrën që Drenori i ka bashkangjitur video- incizimit.

Poashtu Drenori ka shpërndarë edhe një video duke ia lënë letrën të cilën për lexuesit e saj e sjell Drenicapress.

“Po ia bashkëngjis një letër, nuk është gjobë sepse gjobën ia jep policia, por vetëm dua t’i tregoj se ligji vlen edhe për kryetarin”, ka thënë Drenori në video.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz