BallinaLajmeBllokohen minatorët e Artanës

Bllokohen minatorët e Artanës

Të ngjajshme

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Rruga që të dërgon deri te miniera e Artanës në fshatin Marec, është bllokuar nga shembja e një pjese të rrugës

Kjo ka bërë që edhe minatorët e kësaj miniere të bllokohen me autobusin e tyre, kjo pasi që reshjet e mëdha ditëve të fundit kanë bërë që të rriten prurjet e ujit të lumit “Krivareka”, i cili ka dalë nga shtrati.

Nga disa fotografi që ka siguruar Arbresh.info, shihet se infrastruktura rrugore që të dërgon deri te miniera është shumë e dëmtuar, madje disa nga minatorët shihen duke u munduar me forcat e tyre gjejnë një zgjidhje.

Njëri nga minatorët ka thënë për Arbresh.info se nëse Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës nuk reagojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që dërgon deri te flatacioni në Marec, atëherë problemet e tilla do të paraqiten shumë shpesh, madje rrezikohet seriozisht jeta e minatorëve dhe udhëtarëve që përshkojnë këtë rrugë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz