back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAsamblisti Bylykbashi: Nisma e kryetarit Lladrovci është selektiv dhe nuk ka motiv...

Asamblisti Bylykbashi: Nisma e kryetarit Lladrovci është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Asamblisti i VV-së, Sokol Bylykbashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se rasti i kompanisë “Kodra” paraqet krim të madh ekonomik në Drenas.

“Rasti i kompanisë “Kodra” paraqet krimin më të madh ekonomik që ka ndodhur në komunën tonë prej se jam anëtar i KK. Sot tre vjet nga deklarimi im në KK kundër dhënies së 40 hektarëve shtesë në shfrytëzim të kompanisë “Kodra”, ka thënë Bylykbashi.

Ai ka shtuar se paralajmërimi i tij është vërtetuar por nuk është trajtuar seriozishtë nga organet e drejtësisë.

“Paralajmërimi im i bazuar tashmë është vërtetuar. Ndërkaq kallëzimi penal që e kam bërë kundër zyrtarëve komunalë dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk është trajtuar seriozisht nga organet e hetuesisë”, ka shtuar Bykykbashi.

Për Bylykbashin nisma e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për t’ia marr parcelën kompanisë “Kodra” dhe rikthyer komunës, është selektiv!

“Me nismën e kryetarit në këtë vit KK ia ka marrë parcelën kompanisë “Kodra”, të cilën ia kishte dhënë tre vjet më parë. Veprimi i kryetarit (në këtë rast i drejtë) është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit”, përfundon regimi i Bylykbashit./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz