BallinaLajmeSi eskaloi situata në Kuvend (Foto)

Si eskaloi situata në Kuvend (Foto)

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione të ashpra mes deputetëve.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres  Dhurata Hoxha në foltore.

Hoxha, pasi ka marrë fjalën, ka folur për rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Ndër të tjera ajo Vetëvendosjen e ka quajtur si parti pro ruse.

Pas kësaj, pati reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.

Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë, gjë që nuk ndodhi, pasi u krijuan tensione dhe përplasje mes tyre.

Në anën tjetër, shumica e deputetëve të VV-së dolën përpara, por përplasja u evitua pasi deputetët tjerë reaguan për të shmangur një gjë të tillë.

Ndërkaq, Dhurata Hoxha e vazhdoi sërish fjalimin e saj pasi u qetësua situata dhe pas fjalimit të Haradinajt, por deputetët e VV-së sërish bënin zhurmë për të mos lejuar fjalimin e saj.

Kjo seancë u mbajt si interpelancë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. /Telegrafi/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz