BallinaShqiptareRenditja e re e UEFA-s, Prishtina e parafundit – Trepça e 439-a

Renditja e re e UEFA-s, Prishtina e parafundit – Trepça e 439-a

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Prishtina renditet e para fundit në klasifikimin e UEFA-s, Trepça e 439-a. Skënderbeu është i pari mes ekipeve shqiptare.

Reali i Madridit vazhdon të kryesojë në renditjen e klubeve evropiane të futbollit profesionist.

Klasifikimi i përditësuar kontinental vendos kampionin e Evropës në shkallën më të lartë të podiumit, duke lënë pas Bayern Munichun dhe Barcelonën, dy ndjekës në kuotë të njëjtë pikësh.

Dy klubet shqiptare, Prishtina dhe Trepça ‘89, në listën prej 442 klubeve më të mira në Evropë, zënë vendet 441 respektivisht 439, transmeton Gazeta Express.

Skënderbeu është i pari mes ekipeve shqiptare në renditjen e UEFA-s. Formacioni korçar ka regjistruar rezultate impresionuese në arenën kontinentale madje duke arritur dy herë fazën e grupeve.

Bie gjithashtu në sy renditja e 4 ekipeve të tjera shqiptare në të njëjtin vend. Tirana, Flamurtari, Laçi, dhe Teuta janë në pozicionin e 345, kjo për shkak të performancës së varfër në arenën evropiane. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz