BallinaSportPanucci zbardh nesër listën për Norvegjinë, zbulohet “krasitja” e parë

Panucci zbardh nesër listën për Norvegjinë, zbulohet “krasitja” e parë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trajneri Christian Panucci do ta publikojë nesër listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë “nën armë” për miqësoren e 26 marsit, në “Elbasan Arena”, ndaj Norvegjisë. Megjithatë, ftesat përkatëse kanë ditë që janë nisur në klubet respektive, të atyre që do të jenë pjesë e kombëtares për këtë test miqësor. Eshtë Benevento, që militon në Seria A, e cila ka zbardhur “mungesën” e parë të titullarëve të përhershëm, pikërisht Ledian Memushajn.

Vlonjati nuk është ftuar nga Panucci për këtë miqësore, ndërsa bashkëlojtari tjetër, Berat Gjimshiti, po. Mesfushori vlonjat 31-vjeçar nuk është i dëmtuar, si Amir Brashi, fjala vjen, por mungesa e aktivizimit me Beneventon ka bërë që të humbasë edhe rolin e të padiskutueshmit në kombëtare. Memushaj e ka humbur pozicionin e titullarit edhe në planet e trajnerit De Zerbi, ndryshe nga mbrojtësi ynë kuqezi, Berat Gjimshiti, që është lojtar fiks. Në gjithë këtë kampionat, Memushaj është aktivizuar në 17 ndeshje, por si kohë të plotë ka 1261 minuta lojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz