back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKy deputet pritet të largohet nga Vetëvendosja (Foto)

Ky deputet pritet të largohet nga Vetëvendosja (Foto)

Të ngjajshme

Humb 68-vjeçari çek në Shqipëri, ambasada çeke dhe familja apel për ndihmë

Një 68-vjeçar me kombësi çeke ka humbur kontaktet me...

Pas intervistimit – lirohet Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur...

Pakënaqësia në Lëvizjen Vetëvendosje po rezulton ta ndajë këtë parti pothuajse në dysh. Deri tani figurat kryesore të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje, dhe ata pritet që të formalizojnë formimin e një grupi të ri parlamentar dhe një partie të re politike.

Deri tani janë bërë 12 deputetë që kanë braktisur partinë me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. E fundit që dha dorëheqje është deputetja Besa Baftiu.

Gazeta Metro mëson se shumë shpejt grupi i të pakënaqurve do të dorëzojë kërkesën në Sekretarinë e Kuvendit, për formim të Grupit të ri Parlamentar i ndarë nga Vetëvendosje. Ky grup i cili deri tani ka 12 deputetë, pritet t’i shtohet edhe një.

Deputeti i fundit që pritet të jap dorëheqje nga Vetëvendosje, dhe t’u bashkohet personaliteteve politike si Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu e të tjerë, të gjithë këta ndër më të votuarit në Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, është deputeti Salih Salihu.

Salih Salihu

Sikurse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputetët Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili, edhe Salihu kishte qenë pjesë e partisë Fryma e Re (FER), e cila në atë kohë drejtohej nga Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Kjo me gjasë pritet të jetë një prej arsyejeve që Salihu t’i bashkohet të pakënaqurve, edhe pse ai në gjithë këtë debat të ashpër me akuza e kundërakuza kishte mbajtur pozicion neutral, të paktën publikisht.

Deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit, e të cilëve pritet të u bashkohet edhe Salih Salihu, janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz