back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHoxha: Nëse s’kalon demarkacioni liberalizimi shtyhet deri më 2020

Hoxha: Nëse s’kalon demarkacioni liberalizimi shtyhet deri më 2020

Të ngjajshme

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...
- Advertisement -

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, po u bën thirrje ligjvënëseve që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi. Thotë se ky është kushti i vetëm që të liberalizohen vizat. Për Express, ministrja nga radhët e PDK’së, vlerëson se kriterin për ta luftuar korrupsionin e kanë plotësuar. Por, pranon se lufta kundër kësaj dukurie duhet intensifikuar. Çfarëdo shtyrje për ta votuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, sipas Hoxhës, do ta izolojë Kosovën edhe më shumë.

Nëse marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk ratifikohet këto ditë, liberalizimi i vizave nuk mendohet të bëhet para 2020. Këtë e bën të qartë për Gazetën Express, Ministrja për Integrimeve Evropiane. Ajo, thotë se afatet janë të lidhura me agjendën e institucioneve me Brukselin .

Hoxha thekson se rrugën e kosovarëve drejt liberalizimit, e kanë në dorë deputetët që sipas saj, tashmë mund ta vërejnë qartë thelbin e kauzës së filluar për hakmarrje e inate politike.

“Është koha të bëhet dallimi në mes të mirës dhe asaj më pak të mirë për vendin dhe qytetarët. Besoj në votën e secilit deputet pa dallim. Konsideroj se çdo orë e humbur për ratifikimin e demarkacionit, humbin të gjithë qytetarët e Kosovës. Tri vjet tashmë kemi vonesë. Qytetarët janë informuar me detaje të cilat për tri vjet nuk u hoqën nga agjenda politike për pozitë e opozitë, ekspertë e opinionistë, me interpretime ekskluzive, madje edhe të papranueshme për qasjen e kundërt rreth çështjes. Jemi tash ku jemi”, është shprehur ajo.

Janë tri seanca që janë thirrur për Demarkacionin, por që të njëjtat nuk u mbajtën në pamundësi të mungesës së votave. Liderët po tentojnë që marrëveshja të dalë në votim vetëm nëse kur të arrihen votat për ta kaluar marrëveshjen.

E ministrja Hoxha beson fuqishëm se java që vjen, do t’i heq dilemat për rrugën e Kosovës, orientimin e saj dhe interesin nacional.  Ajo shpreson shumë në konsensusin e arritur dhe që të gjithë deputetët, ditët në vijim do të zgjedhin lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën për kushtin e liberalizimit të vizave, kushti themelor është ratifikimi i demarkacionit. Më 2012, Kosova ka pranuar 94 kritere në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian, në propozimin për liberalizimin e vizave në Maj 2016, ka kërkuar Ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe Përforcimin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.” ka shtuar ajo ndër tjerash, derisa e bën të qartë se debate për Demarkacionin është konsumuar tash e tri vjet.

Andrew Russell, një përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se nëse nuk ndodh luftimi i korrupsionit në Kosovë, atëherë edhe pas dy apo tre vjetëve do të flasim për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.

Por, ministrja Hoxha shprehet e bindur se ky kriter është plotësuar. Megjithëse e pranon se lufta ndaj kësaj dukurie duhet vazhduar.

“Konsideroj se kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është i përmbushur. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që lufta kundër kësaj dukurie duhet intensifikuar edhe më shumë, për këtë janë institucionet e pavarura të drejtësisë. Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar mjedis ligjor në përputhje me standardet Evropiane dhe kemi ofruar resurset financiare për sistemin e drejtësisë”, ka thënë për Express, Dhurata Hoxha.

Ajo beson se edhe institucionet e drejtësisë kanë bërë një punë të mirë e cila do të vlerësohet pozitivisht nga vetë Komisioni Evropian që vazhdimisht është i informuar, dhe thotë se me të drejtë, presin vlerësim pozitiv për këtë.

Por, ajo që duhet të ndodh sipas ministres, është ratifikimi sa më shpejtë  i demarkacionit, sepse çfarëdo shtyrje e ratifikimit të marrëveshjes do të shtynte Kosovën drejt izolimit të mëtutjeshëm jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga skenën ndërkombëtare.

Sidoqoftë, seanca e katërt me rradhë pikërisht për këtë marrëveshje është paralajmëruar të mbahet javën tjetër. Kryeparlamentari Kadri Veseli u ka bërë thirrje të larguarve nga Vetëvendosje që të reflektojnë dhe ta japin votën e tyre pro marrëveshjes. Ai e ka bërë të ditur se i kanë mungesë vetëm edhe dy vota për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi./GazetaExpress.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz