back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportMessi nuk do të luajë sonte ndaj Malagas shkaku se këto ditë...

Messi nuk do të luajë sonte ndaj Malagas shkaku se këto ditë do t’i lind gruaja

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Tragjike: Vdes një 45 vjeçar pasi u rrokullis me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në...

Shaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë në këto zgjedhje

Në takimin e sotëm me nëndegët “Xhevdet Doda”, “Gani...

Pak orë më parë është raportuar se Lionel Messi nuk do të luajë në takimin e radhës së skuadrës së Barcelonës.

Barcelona ka udhëtuar për në qytetin e Malagas, ku do të zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për La Ligan.

Klubi kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se në këtë ballafaqim nuk do të paraqitet argjentinasi shkaku i arsyeve personale.

Por, sipas të përditshmes spanjolle Marca, futbollisti nuk ka dashur ta lë vetëm bashkëshorten në ditët e fundit të shtatzënisë.

Antonella Roccuzzo brenda dy-tre ditë thuhet se do të sjell fëmijën e tyre të tretë në jetë, i cili i përket gjinisë mashkullore.

Kujtojmë se çifti i cili njihet që nga mosha e fëmijërisë, ka dy djem – Thiagon gjashtëvjeçar dhe Mateon, tre vjet.

Ndryshe, në vend të Messit në takimin që do të zhvillohet në La Rosaleda, mund të paraqitet Yerry Mina. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz