back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëNuk do ta besoni: Këto janë kryeqytetet evropiane te drogës

Nuk do ta besoni: Këto janë kryeqytetet evropiane te drogës

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Kohë më parë Agjencia Evropiane për Luftë Kundër Drogës ka publikuar raportin më të ri për vitin 2017 me listën e qyteteve në BE në të cilët më së shumti konsumohet kokaina, amfetamina dhe MDMA (ekstazi). Në krye të listës gjenden Barcelona, Amsterdami dhe Ajndhoveni.

Sipas këtyre të dhënave, Barcelona është kryeqytet i kokainës në Evropë. Ky qytet spanjoll, i njohur për kushtet e shkëlqyera atmosferike, është gjetur në maje të tabelës në analizën e përdorimit të drogave nëpër gjithë Kontinentin e Vjetër.

Londra sivjet nuk është gjetur në listë, por ishte në pozitën e parë gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Në këtë raport është zbuluar se qyteti holandez Ajndhoven është kryeqytet i përdorimit të amfetaminës siç është speed.

Amsterdam u gjend në vendin e parë për përdorimin e MDMA, ndërsa për qytetin Kemic në Gjermani është konstatuar se më së shumti përdoret amfetamina e llojit meti i kristaltë.

Hulumtuesit kanë ardhur deri te këto rezultate pas analizës së mostrave të ujërave të zeza nga 56 qytete në 19 vende evropiane.

Vlerësohet se projekti, i cili zgjati një javë në muajin mars të vitit të kaluar, ka përfshirë të dhënat për 43 milionë njerëz.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se çfarë sasie të drogës është përdorur në komunitet duke matur nivelin e substancave të palejuara të gjetura në urinë.

Sa i përket përdorimit të kokainës, analizat kanë treguar se Barcelona në mesatare në 1000 banorë shpenzon 965,2 mg. në ditë. Ky është njëkohësisht edhe sasia më e madhe e shënuar prejse kryhen këto matje dhe për madje 34 për qind më e madhe prej asaj me të cilën qyteti belg Antverpen ishte në pozitën e parë në vitin 2011.

Statistikat tregojnë se kjo sasi është 33 herë më e madhe prej asaj që përdoret në kryeqytetin e Finlandës Helsinki (29,9 mg.)

Barcelona është në listën e qyteteve të cilët më së shumti e përdorin kokainën, e përcjellin Cyrihu, Bristoli, Antverpen, Sen Galen dhe Gjeneva.

Kokaina pas kanabisit konsiderohet si drogë e dytë më e preferuar në botë dhe ka bazë të vjetër të përdoruesve, si dhe vlerësohet se gati 750.000 njerëz të rritur në Angli dhe Uels përdorin kokainën çdo vit./Insajderi.com.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz