BallinaLajmeHaradinaj: Rikonfirmoj zotimet e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit në...

Haradinaj: Rikonfirmoj zotimet e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit në vend

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar zotimin e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit, dhe në këtë drejtim e sheh edhe fillimin e procesit të Rishikimit Funksional të sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në hapjen e procesit të rishikimit funksional, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, para të pranishmëve të shumtë, presidentit Hashim Thaçi,  kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, përfaqësuesve nga Ambasada e SHBA-ve, të BE-së, të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, kryeministri Haradinaj theksoi se sundimi i ligjit, është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kjo është dëshmuar me kohën, energjinë, resurset që i janë dedikuar sundimit të ligjit.

Kryeministri Haradinaj i falënderoi partnerët ndërkombëtar për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi, dhe theksoi se “Qeveria, duke pasur prioritet avancimin e sistemit të drejtësisë, e ka parë të arsyeshme një studim të mirëfilltë të gjithë sektorit, e që sot shihet se ky rishikim funksional i sektorit të sundimit të ligjit është në linjë me objektivat tona strategjike dhe në funksion të zbatimit të obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj proceseve integruese euroatlantike dhe njëkohësisht ndaj partneritetit me partnerët strategjikë që i ka vendi”.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbështetjen e këtij procesi, duke rikonfirmuar zotimet për forcimin e rendit dhe ligjit në vend.

Duke theksuar se qeveria do të jetë e pakursyer në këtë drejtim, kryeministri falënderoi të gjithë akterët, të gjitha institucionet e përfshira në rend dhe ligj dhe i ftoi që së bashku këtë rishikim funksional, historik në vendin tonë, ta bëjmë së bashku dhe t’i gëzohen të gjithë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz