back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeVV’ja mund ta largojë Shpend Ahmetin nga pozita e kryetarit të Prishtinës

VV’ja mund ta largojë Shpend Ahmetin nga pozita e kryetarit të Prishtinës

Të ngjajshme

Shtyhet seanca ndaj Simiq dhe Vukasinoviq, avokati i të akuzuarit pretendon që nuk pranoi shkresat

Është shtyrë Seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe,...

Arrestohet edhe një i dyshuar për trafikim me njerëz në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një...

KRU “Prishtina” njofton për intervenime sot në disa rrugë të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot...

Kina thotë se bota është në “udhëkryq mes paqes dhe luftës”

Kina ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes në çështjet e saj...

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku,...

Një ditë pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nga të gjitha funksionet e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, anëtarë të këtij subjekti politik kanë filluar të përhapin thirrje në mënyrë të indirekt për largimin e tij nga pozita e kryetarit.


Ata kanë nisur të shpërndajnë nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku precizohet largimi i kryetarit të Komunës.

Sipas këtij ligji, “qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës.”

Bazuar në këtë ligj edhe më tej, një kërkesë e tillë për largimin e kryetarit të Komunës duhet të nënshkruhet nga njëzetë (20) përqind e votuesëve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit.

“Nëse shumica e votuesëve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet”, thuhet në pikën e tretë të nënit 72.

Ndryshe, Ahmeti në letrën e dorëheqjes nga funksionet e tij në Vetëvendosje ka thënë se javëve të fundit ka kuptuar shumë gjëra për të cilat ka thënë se nuk i ka ditur më parë.

“Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më”, shkruan në letrën e Ahmetit.

Ai ka thënë se mospajtimet kanë dëmtuar frymën dhe rrjedhimisht dhe kauzën e VV-së.

“Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq”, thuhet më tej në letrën e Ahmetit.

Vetëvendosje, ka kohë që është futur në ‘telashe’ të cilat kanë rezultuar me largimin e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie, përfshirë zyrtarë të lartë dhe drejtues të këtij subjekti politik.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz