back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeXHAVIT HALITI I THOTË DEPUTETES SË VV-SË: “ME PAS KANË E ZONJA...

XHAVIT HALITI I THOTË DEPUTETES SË VV-SË: “ME PAS KANË E ZONJA SE KISHE LAN MOTRËN PA PUNË”

Të ngjajshme

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit, vazhdon ta konsideroj zotësi të një personi me aftësinë për të punësuar të afërmit e vetë në institucionet publike. Haliti gjatë seancës së sotëm kuvendit të Kosovës, e ka konsideruar pazotësi, faktin që motra e deputetes së VV-së Arbërie Nagavcit, është e papunë, raporton Insajderi.

Pas fjalimit të kryeministrit të Haradinajt ku ai e quajti hajdut ordiner, ish-drejtorin e AKA-së, Blerim Rexhën, deputetja Nagavci, ka kritikuar kryeministrin që raste të tilla nuk i ka lajmëruar në institucionet e drejtësisë.

“Po e rikujtojë për të gjithë ata që bëjnë thirrje publike e sidomos për deputetët që nga foltorja e kuvendit po akuzojnë persona të tjerë për vepra kriminale është obligim ligjor ta lajmërojnë në institucionet e drejtësisë siç u përmend më herët”, ka thënë Nagavci.

Ajo po ashtu ka përmendur kohën sa kishte qenë drejtoresh e Arsimit në Komunën e Prishtinës, teksa është shprehur se mban përgjegjësi për veprimet që i ka bërë sa ka mbajtur këtë post.

“Sa i takon çështjes së komunës së Prishtinës unë vetë kam qenë drejtoresh dhe mbajë përgjegjësi sa unë kam qenë në krye të kësaj detyre, garantoj për kriteret dhe rregullat të cilat janë zbatuar. Nuk po dua të humbi kohë por kushdo që është i interesuar le të më shkruar dhe do të përgjigjem për secilin rast”, ka thënë Nagavci teksa ka përfunduar fjalimin e saj.

Një reagim të shkurt e ka bërë edhe nënkryetari i kuvendit, Xhavit Haliti, teksa i ka konsideruar zotësi punësimin e familjarëve në institucione publike.

“Faleminderit, po me pas kanë e zonja ti e kishte punësuar motrën tënde po e ke lan pa punë”, ka thënë Haliti./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz