back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajme37 aksidente trafiku e mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara, 24 orëshi...

37 aksidente trafiku e mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara, 24 orëshi i fundit në Kosovë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës përmes raportit për incidentet e shënuara gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur që në këtë interval kohor është shënuar një numër i madh i aksidenteve dhe i dënimeve të shqiptuara në trafik.

Statistikat e këtij raporti tregojnë se vetëm në 24 orëshin e fundit janë shënuar gjithsej 37 aksidente trafiku në të gjithë Kosovën, ku 14 nga to ishin me të lënduar, shkruan lajmi.net.

Numër i madh ishte edhe i gjobave të shqiptuara në trafik, ku Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 1037 dënime.

Ndryshe, ligji për gjobat e reja në komunikacion hyri në fuqi më datë 1 janar të vitit 2018, dhe nga atëherë është vërejtur një rritje e numrit të dënimeve të shqiptuara në trafik, mirëpo pa ulje të bilancit të aksidenteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz