BallinaShqiptareBashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të sjellë zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik...

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të sjellë zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur në një takim miqësor një grup ndërmarrësish të rinj nga Shqipëria, me qëllim të ndarjes së rrëfimeve të tyre të suksesit në biznes, në themelimin e bizneseve të reja start-up, si dhe me qëllim tw realizimit të projektet të përbashkëta sikurse “Get In The Ring”.

Nga të rinjtë shqiptarë, ministri Beqaj është informuar për iniciativat e reja të biznesit në fushën e inovcionit dhe për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që do të sjellë produkte dhe shërbime të reja.

Me këtë rast ministri Besim Beqaj është shprehur i kënaqur dhe i privilegjuar që ka dëgjuar dhe është informuar për iniciativat e reja të biznesit si dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve në idetë e tyre për zhvillim, punësim dhe avancim të përbashkët.

“Bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve”, tha Ministri Beqaj, pas takimit me ndërmarrësit e rinj nga Shqipëria të fushës së inovacionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz