back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeHapet konkursi për gardianë burgu, interesim i madh për punë

Hapet konkursi për gardianë burgu, interesim i madh për punë

Të ngjajshme

Një konkurs i hapur nga Ministria e Drejtësisë më 16 shkurt ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të aplikojnë me shpresën që të punësohen si zyrtar korrektues (gardian i burgut). Ndonëse numri që do të pranohen nuk do të jetë më shumë se 70 persona për këtë pozitë kanë aplikuar 1 mijë e 655 persona, raporton Insajderi.

Vetëm në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë kanë aplikuar 1 mijë e 154 persona për tu punësuar në njërën nga 50 pozitat. Ndërkaq në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për 20 pozita kanë aplikuar 501 persona.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet vetëm në bazë të meritës, përvojës shkathtësive të kërkuara si dhe plotësimit të kushteve ligjore të tjera.

“Procedurat e rekrutimit për pozitën e zyrtarit korrektues (gardianit të burgut) zhvillohen në pajtim me dispozitat në fuqi të legjislacionit të punës. Në pajtim me procedurat e përcaktuara, si dhe kushtet dhe kriteret e vendosura realizohet konkursi dhe në bazë të meritës, përvojës, shkathtësive të kërkuara dhe plotësimit të kushteve të ligjore tjera, behët përzgjedhja e kandidatëve”, thuhet në një përgjigje të ministrisë për Insajderin.

Të gjithë personat që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e shërbimit korrektues do t’i nënshtrohen testit me shkrim, testit për shkathtësi fizike, intervistës me gojë dhe kontrollit mjekësor.

Një konkurs për pozitë të ngjashëm ishte hapur edhe më 21 shkurt të vitit të kaluar por që ishte anuluar nga Drejtori i Përgjithshëm. Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, ky konkurs ishte anuluar për shkak të buxhetit. Në konkursin e vitit të kaluar ishte paraparë të pranohet 60 persona në Gërdoc ndërsa 10 të tjerë në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit.

Ministria e Drejtësisë po ashtu ka hapur konkurs edhe për drejtor të përgjithshëm të burgjeve në Kosovë, pas pensionimit të Sokol Zogajt./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz