back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKy vend i Kosovës është mbuluar nga uji pas reshjeve të shiut,...

Ky vend i Kosovës është mbuluar nga uji pas reshjeve të shiut, bllokohen disa familje!

Të ngjajshme

Lladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Sylejman Selimin, Fatmir Limajn…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Partia...

Norvegjia planifikon blerjen e dy nëndetëseve nga Gjermania

Norvegjia planifikon të blejë dy nëndetëse të tjera nga Gjermania dhe raketa...

Superheronjtë në Pediatri

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ngjarjen filantropike...

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në territorin e Komunës së Malishevës, është rritur niveli i ujit në lum dhe në përroska.

Sipas një njoftimi për medie lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa vende, kryesisht në toka bujqësore, ndërsa nga prurjet e ujit nëpër përroska, uji ka bllokuar së paku tri familje në qytetin e Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe janë duke u monitoruar situatën.

Gashi tha se sasia e madhe ujit, e ka bllokuar rrugën Mirushë-Gurbardh, duke e mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë, ndërsa në fshatin Bubavec, është intervenuar në një rast, duke e prishur urën dhe rrugën, në mënyrë që të shpëtohet një familje nga përmbytjet. Intervenimi është bërë nga banorët e fshatit.

Po ashtu në qytetin e Malishevës, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, tri familje janë bllokuar dhe është tepër e vështirë të depërtohet.

Sipas të dhënave të deri tanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

Sipas këtij njoftimi prurjet e ujërave janë të mëdha dhe sasia e ujit në lum dhe në përroska, është në rritje e sipër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz