back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeÇfarë thonë studentët për ligjërimet e Lumnije Thaçit, që u emërua prodekane

Çfarë thonë studentët për ligjërimet e Lumnije Thaçit, që u emërua prodekane

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren,...

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin...

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Shembull për profesorët e tjerë e kanë quajtur studentët të cilëve nuk u ka ardhur mirë për raportimet e fundit për të porsa emëruaren Prodekane për Financa në këtë universitet.

“Jo të kënaqur por tepër të kënaqur jemi krejt studentët. Krejt, krejt, krejt! Nuk ka student që nuk është i kënaqur me Lumën. Tepër është e mirë”, ka thënë njëra nga studentet.

Ndërkaq, një tjetër studente ka thënë se i vjen keq për raportimet e mediave për rastin e Zonjës së Parë që është emëruar Prodekane.

“Është shembull për profesorët e tjerë, saqë më vjen keq për lajmet që i kemi parë dje”, ka thënë një studente tjetër.

Dekani, Hakif Zeqiri, ka treguar se si kishte rrjedhur propozimi për emërimin e saj në këtë pozitë.

Zeqiri e ka arsyetuar vendimin me faktin se pozita e prodekanit të financave kishte mbetur tash e një kohë e zbrazët dhe prodekani për mësim kryente edhe këtë funksion.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndikim pozita e burrit të saj, presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz