BallinaLajmeTahiri: Çdo ditë po bëhet progres në unifikimin e normave dhe parimeve...

Tahiri: Çdo ditë po bëhet progres në unifikimin e normave dhe parimeve të sistemit të drejtësisë

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka përgëzuar Gjykatën supreme për punën që ka bërë në hartimin e Udhëzuesit të parë për politikën ndëshkimore.

Sipas Tahirit, udhëzuesi është instrument që ndihmon në konsolidimin dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore.

“Çdo ditë e më shumë po bëjmë progres në unifikimin e normave dhe parimeve që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të jetë në përputhje me standardet më të avancuara evropiane. Institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës kanë punuar në ndërtimin e një sistemi të fuqishëm të drejtësisë që bazohet në gjyqësor të pavarur e që mbështet legjislacionin primar në standardet ndërkombëtare” ka shkruar Tahiri.

Megjithatë, ministri Tahiri ka pranuar se pavarësisht progresit, Kosova ende ka rrugë të gjatë në arritjen e blerave civilizuese të Bashkimit Evropian, ku bërthamë e punës mbetet funksionimi i gjyqësorit.

“Përderisa gjendemi në një moment që i paraprin reformës dhe që ndeshet me kolizione dhe konflikt në mes ligjesh, interpretimi i unifikuar gjyqësor luan rol esencial në unifikimin e praktikës gjyqësore, formulimit të politikave gjyqësore dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të ligjit përmes qartësimit të normave ligjore komplekse. Thënë këtë, ekzistenca e një udhërrëfyesi të këtillë që ndikon domosdoshmërisht në unifikimin e praktikës gjyqësore ka arsyetim historik që do fuqizojë gjyqësorin në tërësi por edhe do luajë rol kyç në përforcimin e sundimit të ligjit” ka përfunduar ministri.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz