Në një foto që është shpërndarë në rrjetet sociale dhe që pretendohet se është fotografuar në një bastore në Tetovë, shihen disa nxënës me çanta teksa luajnë në aparatet e kazinos.
Edhe përkundër ligjit në Maqedoni, që moshat nën 18 vjeç e kanë të ndaluar të futen në kazino, megjithatë ata lejohen nga kazinot dhe bastoret me të vetmin qëllim që të luajnë edhe me ato pak para që i kanë në gjepat e tyre.
“Pronari eshte fajtor qysh guxon mi lan mi hy te rinjet aty ncncn”, shprehet i revoltuar një qytetar në rrjetin social.
“Kancer i rinisë tonë bastoret dhe kazinot”, thotë një qytetar tjetër./TetovaSot/
