Glauk Konjufca nga Vetëvendosje në një përballje televizive me Dardan Molliqajn ka folur sërish për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda partisë.
Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqje, mendojnë që zgjedhja e Albin Kurtit është dëmtuese, atëherë mënyra më e mirë është që të mblidhen së bashku dhe t’i shterrin të gjitha arsyetimet.
‘’ Duhet të vijmë deri tek një përfundim që nënse është racional, do të duhej që VV të vazhdonte bashkë. Nese fuqinë që e kemi krijuar dhe infulencën pozitive në Kosovë, VV është shpresa politike për të ardhmen e Kosovës’’, ka thënë ai në Rubikon.
‘Tash ngriten dy pyetje. A po e shkatërron Kurti partinë që ka të drejt të kandidojë, madje me ia ndalu e qon lëndën në KQZ, apo grupi i të pakënaqurve që mendojnë se duhet me parandalu atë. Unë kundërargument e kam shpresën e madhe që e kanë qytetarët në Kurtin. Mund ta përjashosh Kurtin sepse është bartësi i listës, njeri më i votuar në Kosovë. Pika më e fortë e VV-së, që e ka pasë Kurtin në krye. Nuk mendoj që Kurti është pika e dobët e VV-së.’, ka shtuar ai.
Tutje ai ka thënë se ‘argumenti më i fortë,është se duke e pasur Kurtin në frontin e përpjekjes sonë elektorale, VV është rritur aq shumë. Nëse duam ta godidim VV-në, në atë pikë, e dëmtojmë atë.’./Periskopi/


