BallinaLajmeHaradinaj thotë se puna më e rëndë në një shtet është e...

Haradinaj thotë se puna më e rëndë në një shtet është e kreut të Qeverisë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot para deputetëve për çështjen e rritjes së pagave të kabinetit qeveritar, ndërsa me këtë rast tha se puna më e rëndë është e kryetarit të Qeverisë.

Haradinaj tha se dikush që mban përgjegjësi për dy miliardë të buxhetit është pak më ndryshe, se dikush që nuk ka përgjegjësi të mëdha.

“Për kah puna në Kosovë, puna më e rëndë është e kryetarit të Qeverisë, mua më duket që është puna më e rëndë… Jam për ligj për kategorizimit të pagave, të mjekëve e kirurgëve, mirëpo vendimmarrësit edhe i nëpërkëmbni qoftë edhe në pagë, nuk është tregues i mirë për atë vend. Dikush e merr rrogën 300 euro, por asnjë përgjegjësi përpos vetës nuk mban. Dikush që mban përgjegjësi për 2 miliardë të buxhetit është pak më ndryshe bre”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës së tij për rritjen e pagës së zyrtarëve të lartë qeveritarë, të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz