back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSot bën shumë ftohtë por meteorologët japin një lajm të mirë për...

Sot bën shumë ftohtë por meteorologët japin një lajm të mirë për ditët në vazhdim

Të ngjajshme

- Advertisement -

Siç parashikojnë meteorologët i ftohti do përfundojë me sot, pasi në fundjavë pritet mot më i butë dhe me shi, përcjell gazetametro.net

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (01 mars) deri më 04 mars.

1.03 – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
2.03 – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.
3.03-4.03 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C. Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz