back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeGaf i madh nga Juncker, nuk ia jep dorën Thaçit (Video)

Gaf i madh nga Juncker, nuk ia jep dorën Thaçit (Video)

Të ngjajshme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe komisionarin Johaness Hahn sot kanë vizituar Kosovën.

Ata ne fillim zhvilluan një takim me krerët më të lartë të shtetit, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Pas takimit, Juncker dhe Thaçi mbajtën një konferencë për media.

Gjatë gjithë kohës, presidenti i vendit është treguar miqësor me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, por ky i fundit nuk ka vepruar njësoj.

Në fund të konferencës për shtyp, Jucnker tha: “That’s Finish” (Ta përfundojmë), gjë që është vlerësuar si një akt jo i hijshëm pasi që sipas rregullave te protokollit, konferenën për media e fillon dhe e mbaron mikpritës i vendit ne këtë rast Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Më pas Juncker u largua nga skena pa i dhënë dorën Thaçit, zakonisht në fund të konferencave për shtyp, palët duhet të dalin para kamerave duke përshëndetur njëri-tjetrin gjë që nuk ndodhi sot.

Dhjetëra komentues reaguan nëpër rrjete-sociale të cilët aktin e presidentit të KE-së e vlerësuan si “gaf i madh”, transmeton Gazeta e Re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz