back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeSerbia i kthen përgjigje Kosovës për rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Serbia i kthen përgjigje Kosovës për rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Të ngjajshme

Panik në Francë: Fëmijët, viktima të dhunës së bandave të drogës në Marsejë

Një grup fëmijësh panë trupin e Adelit teksa shkonin...

Guvernatori Ismaili në konferencën përmbyllëse të PECK III

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë...

Lavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.

“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, tha Tahiripër Kallxo.com.

Më 9 shkurt Kallxo.com ka raportuar në lidhje me informatat që Ministria e Drejtësisë u ka dorëzuar autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz