BallinaSportSuper talenti i Milanit refuzon Shqipërinë, pranon ftesën e Kosovës

Super talenti i Milanit refuzon Shqipërinë, pranon ftesën e Kosovës

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ismet Sinani e ka pritur prej kohësh një ftesë nga Shqipëria, por trajneri Erjon Bogdani nuk e ka përfshirë në planet e tij, ndaj sulmuesi i Milanit ka vendosur t’i japë drejtim dhe të zgjedhë Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur në emisionin “Sporti” në “Kohavision TV” dhe kështu i riu sfumon mundësinë për të luajtur me kuqezinjtë. 18-vjeçari këtë sezon po paraqitet mirë, teksa ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës gjashtë herë. Katër gola ai i ka shënuar në kupë, kurse dy të tjerët në kampionat.

Së fundmi ka pasur edhe një çështje në lidhje me talentet, teksa nga Federata e Futbollit e Kosovës është paralajmëruar se do të shkojnë në FIFA nëse do të vijohet të ftohen lojtarët me origjinë nga Kosova. Gjithsesi deri më tani gjithçka ka qenë në kuadrin e fjalëve dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sinani do të veshë fillimisht fanellën e Kosovës U19 dhe do të aktivizohet në miqësoren me Portugalinë./EDS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz