back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeTemperaturat e ulëta, reduktime të mëdha të energjisë elektrike

Temperaturat e ulëta, reduktime të mëdha të energjisë elektrike

Të ngjajshme

Përfundon seanca për sot, Rubin kthehet edhe të mërkurën për të vazhduar dëshminë në Speciale

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë...

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Jo vetëm rrugët janë thuajse të bllokuara nga reshjet e mëdha të borës, në Kosovë si pasojë e temperaturave të ulëta ka edhe reduktime të energjisë elektrike, raporton “Zëri.info”.

Gjatë ditës së sotme është raportuar për reduktime në disa pjesë të Kosovës ku për këtë Viktor Buzhala nga KEDS për “Zëri.Info” ka thënë se janë duke punuar në rrjetin elektrik vazhdimisht për të siguruar funksionimin efektiv të energjisë elektrike.

“Duke pasur parasysh rrjetin e vjetruar të Kosovës këto intervenime bëhen edhe më të domosdoshme. Natyra e punës në industrinë e energjisë elektrike nuk lejon punimin në rrjet pa ndërprerjen e saj. Ne sic edhe kërkohet nga rregullatori dërgojme paralaimërime me kohë për orarin e këtyre punimeve. Në të njejtën kohë, ne e bëjmë të pamunduren për të planifikuar këto punime në kohë dhe ditë kur konsumatori afektohet minimalisht. Por duhet pasur parasysh që pa keto punime dhe revizione furnizimi do të rrezikohej edhe më shumë dhe ne si kompani e peëgjegjshme nuk mund të lejojmë një gjë të tillë’, ka thënë Buzhala.

Ai po ashtu problem tjetër të reduktimeve e ka quajtur edhe kyqjen ilegale e cila sipas tij shkakton ngarkesë dhe prishje të trafove dhe sistemeve të energjisë Elektrike.

“Një problem tjetër me të cilin ballafaqohemi vazhdimisht janë edhe kyçjet ilegale të cilat shkaktojnë mbingarkesa në rrjet dhe të cilat shkaktojnë prishje dhe rënie të trafove dhe sistemeve të tjera të energjisë”./ZËRI.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz