BallinaLajmeRita rikujton momentet në Kosovë: Do ta fus në hartën e Botës

Rita rikujton momentet në Kosovë: Do ta fus në hartën e Botës

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Këngëtarja Rita Ora ka rikujtuar momentet e saj në Kosovë me anë të një video që e ka postuar në instagram dhe youtube

Në këtë video shihet Rita duke vallëzuar në skena tepër të nxehta derisa ka qenë e veshur me një veshje të veçantë, kuq e zi, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti i Ritës për 10 vjetor është komentuar me të madhe edhe nëpër mediat e ndryshme ndërkombëtare, sidomos për veshjen dhe stilin e saj.

Në këtë video të shkurt rikujtimi Rita sjell edhe pjesën e saj të Shotës që e realizojë brenda njërës prej këngëve të saj.

“Është ditë e rëndësishme për mua sepse e di se çfarë rëndësie ka kjo ditë për familjen time dhe për shoqërinë. Do të jetë momenti im më i mirë në jetën time sepse është vendi im. Kurrë nuk kam pasur më shumë shikues se tani. Nuk e di se çfarë të bëjë”, citohet të këtë thënë Rita në këtë video.

“Është vendi im dhe është diçka e veçantë të jetë ambasadore e këtij vendi. Të jesh femra e parë e këtij vendi që performon në botë është diçka e pabesueshme për ata. Vendi im është i vogël dhe i mungojnë këto koncerte. Më pëlqen të jem e para dhe më bën të jem krenare. Punoj shumë që ta vendosi vendim tim në hartë dhe do të vazhdojë të punoj”, ka thënë ajo në momentet e fundit të videos.

Pas koncertit në Kosovë Rita këndoi në Brit Awards bashkë me Liam Payne.

Kënga u komentua edhe nëpër mediat britanike.

Ndryshe, Rita është kthyer në Londër ku ka paralajmëruar projekte të reja, sidomos në sferën muzikore. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz