BallinaLajmeVeseli në takim Delawien: Flasin për votimin e demarkacionit të mërkurën

Veseli në takim Delawien: Flasin për votimin e demarkacionit të mërkurën

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën e nesërme plenare ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave.

Kryeparlamentari Veseli e ka informuar Ambasadorin Amerikan për takimet dhe konsensusin e arritur mes subjekteve politike të pozitës dhe një pjesë të opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit.

Veseli u shpreh optimist se marrëveshja e cila do t’i hapë rrugë lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen do të miratohet në seancën e së mërkurës.

Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Ambasadori Amerikan e ka vlerësuar rolin e Kryeparlamentarit Veseli në gjetjen e konsensusit brenda spektrit politik, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz