back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeQyteti i Kosovës që do t’i vendos 100 kamera të sigurisë

Qyteti i Kosovës që do t’i vendos 100 kamera të sigurisë

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Ambasada amerikane përmes ICITAP-it do të investojë me 100 kamera të sigurisë për qytetin e Gjilanit në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.

“E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe për qytetarët”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë të ditur se projekti do të fillojë brenda pak ditësh, ndërkaq do të përfundojë brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u konfirmua se të gjitha rrugët gjithandej territorit të komunës janë të hapura dhe kalueshme, pas reshjeve të fundit të borës./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz